Arrestohet i dyshuari në Gjilan për shantazh ndaj ish të dashurës

Prishtinë | 21 Sht 2018 | 09:24 | Nga

Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton se i dyshuari F.F. është arrestuar, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Shantazhi’’, ku me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete apo personin tjetër, përmes telefonit ka shantazhuar ish të dashurën e tij – të dëmtuarën A.A, në atë mënyrë që nga e dëmtuara kërkon që të i’a sigurojë 1200 euro, ose në të kundërtën do të i’a publikonte fotografitë intime, në rrjete sociale dhe tek familjarët e saj, me ç’ rast me këto veprime i njëjti ka cenuar nderin dhe autoritetin e të dëmtuarës.

Prokuroria, menjëherë pas njoftimit të këtij rastit nga Stacioni Policor në Gjilan, ndaj të dyshuarit, ka lëshuar Aktvendim mbi ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Gjithashtu, Prokuroria ndaj të dyshuarit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, ka paraqitur aktvendimin mbi fillimin e hetimeve dhe kërkesën për caktimin e paraburgimit, pasi që ekziston mundësia e rrezikut të ikjes, asgjësimit të provave, rreziku i ndikimit te e dëmtuara dhe dëshmitarët, si dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme