Të dielën në Podujevë një grua dhe një burrë kanë raportuar se një person po ushtron dhunë ndaj tyre, dhe ky i fundit eventualisht është arrestuar.
“Dy viktimat, një mashkull dhe një femër kosovar, kanë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë ndaj tyre”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.