Policia e Rajonit të Prishtinës në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë në Gjilan kanë arrestuar një person të dyshuar për grabitje të armatosur.
Ngjarja ka ndodhur më 17.11.2020, në një market në Prishtinë, ku viktimës grua nën kërcënimin e armës i janë grabitur një shumë parash.
Ndaj personit të dyshuar: D. D, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze si dhe ato operativo-policore dhe i njëjti në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.