Është grabitur sonte një pikë transferimi parash në Mitrovicë.
Bëhet fjalë për qendrën e transferimit “Moneygram”.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Fexhrije Pllana nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë.
Kjo e fundit tha se Policia ka arritur të ndalojë të dyshuarin nga i cili janë sekuestruar një shumë parash dhe një armë lodër.
“Policia është akoma duke hetuar rastin”, shtoi ajo.