Arrestohet i dyshuari për kanosje ndaj Albin Kurtit

Prishtinë | 03 Sht 2026 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka arrestuar një person të dyshuar për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Sipas Policisë, njësitet policore fillimisht kanë identifikuar dhe lokalizuar vendndodhjen e të dyshuarit, i cili dyshohet se përmes një rrjeti social ka kanosur Kurtin.

I dyshuari, para arrestimit, dyshohet se ka kanosur edhe zyrtarët policorë të cilët kanë intervenuar në rast.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme