Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person të dyshuar për katër raste të veprës penale ‘Grabitja’.
I arrestuari është B.M, 40-vjeçar.
“Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara për përfshirje në katër raste të grabitjes, raste këto të ndodhura mujave të fundit në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Pas intervistimit të njëjtit i janë caktuar 48 orë paraburgim.