Policia holandeze ka arrestuar një peson me nacionalitet turk, i dyshuar për sulmin me armë në një tramvaj në Utrecht të Holandës, ku mbetën të vdekur tre persona dhe dhjetra të lënduar.
I dyshuari ishte identifikuar më parë nga policia si 37 vjeçari, Gokmen Tanis.
Pas sulmit shkollat janë mbyllur dhe siguria është rritur ndërsa policia kundër terrorizmit po e heton rastin.
Kryeministri Mark Rutte tha se vendi ishte i tronditur nga ky sulm, të cilin e përshkroi si “thellësisht shqetësues”.