Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të rëndë.
Vjedhja ka ndodhur në janar të këtij viti në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Lidhur me rastin, në koordinim më prokurorin e shtetit, hetuesit policor kanë kryer edhe bastisje në dy lokacione, ku kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë një automjet që dyshohet se është i përfituar nga vepra penale, një armë zjarri dhe gjësende te tjera.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë
Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të rendë.
Rasti ka ndodhur më datë 19.01.2026, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, saktësisht në një dyqan ku janë vjedhë stoli të konsiderueshme ari.
Lidhur me rastin, në koordinim më prokurorin e shtetit, hetuesit policor kanë kryer edhe bastisje në dy lokacione, ku kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë një automjet që dyshohet se është i përfituar nga vepra penale, një armë zjarri dhe gjësende te tjera.
Personi i dyshuar me vendimin e prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje përderisa hetuesit janë duke vazhduar me veprime hetimore.