Arrestohet i dyshuari për vrasjen e babait dhe vëllait në veri

Prishtinë | 27 Maj 2022 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në një familje në veri të Mitrovicës, ku kanë mbetur të vdekur babë e bir.

Nga policia kanë konfirmuar për Reporteri.net se i dyshuari e ka therur për vdekje babain dhe vëllain e tij.

Zëvendësdrejtori rajonal i Mitrovicës Veriore, Besim Hoti ka konfirmuar se i njëjti është arrestuar.

“Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur brenda një familje. Një person ka vrarë babain dhe vëllain e tij. I ka therr me thikë dhe të njëjtit s’kanë mundur t’iu përballojnë plagëve dhe kanë vdekur në vend. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë Hoti.

Ndërkohë, në media raportohet se personi që ka mbetur i vrarë nga i dyshuari, djali i tij është avokati Millan Bigoviq.

Të ngjashme