Një person është arrestuar në Mitrovicë nën dyshimin se ka kanosur gazetaren Alberta Hashani dhe kameramani, Dituron Aliu të “Betimit për Drejtësi”.
“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
“Komt.qet..shum.shpet.umk.pre.bes.um.ki.borq.ne.qak”, thuhet në mesazhin kërcënues ndaj kameramanit Dituron Aliu.
Ndërsa pas këtij mesazhi përmes telefonit ai dyshohet se e kishte kërcënuar me jetë edhe gazetaren hulumtuese Alberta Hashani.
“Unë ty ka me të gjete edhe atë djalin, ka me iu fur”.