Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka thyer derën e banesës së një gruaje dhe ka tentuar t’ia vë flakën. I dyshuari kishte urdhër mbrojtës.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të dielën dhe u iniciua si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Pejë / 01.03.2026 – 17:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte thyer derën e banesës së viktimës femër kosovare dhe më pas kishte tentuar t’ia vë flakën, mirëpo policia kishte arritur ta ndalojë. I dyshuari kishte edhe urdhër mbrojtës, mirëpo nuk e kishte respektuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-oërsh të Policisë së Kosovës.