Një person që kërkohej me urdhëresë të Gjykatës është arrestuar sot nga policia në Podujevë.
Në njoftimin e PK-së thuhet se i dyshuari E.A. ka pasur aktive urdhëresën e gjykatës, dënim me tri vjet burgim për veprën dhunim.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të dënimit.