Arrestohet i kërkuari nga Policia e Kosovës

Prishtinë | 07 Qer 2021 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin që ishte i shpallur publikisht në kërkim policor.

Burhan Mehmet Cej dyshohet për vjedhje në tentativë dhe prezantim të rremë, njofton Klankosova.tv.

Nëpërmjet një kumtese policia bën të ditur se i dyshuari është arrestuar në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

“Për rastin “Vjedhje ne tentative” dhe “Prezantim i rremë”, i cili kishte ndodhur në Prizren, hetuesit e policisë kishin identifikuar një person të dyshimtë i cili pasi kishte kryer veprën penale ishte shmangur nga ndalimi dhe arrestimi dhe për një kohe nuk dihej lokacioni i qëndrimit të tij”.

“Me datë 28 prill 2021, policia rajonale në Prizren me autorizim të Prokurorit të Shtetit e shpalli publikisht në kërkim policor të dyshuarin Burhan Mehmet Cej, i lindur në vitin 1973, në Mitrovicë. Pas shpalljes publike hetuesit policor pranuar shumë informata për lëvizjet dhe qëndrimin e të dyshimtit, qytetarët bashkëpunuan ngushtë më policinë, dhe me datë 06 qershor 2021, i dyshimti i cili ishte në përcjellje të policisë nga Njësia e Inteligjencës për Persona të Arratisur (NJIPA) u ndaluan në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Pas ndalimit dhe arrestimit, u informua Prokurori i cili lëshoj aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë.

Të ngjashme