Sot pasdite është arrestuar ish drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Arben Çuko me dyshimin se është i përfshirë në korrupsion pasiv gjatë kohës sa ushtronte këtë detyrë.
Aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë kurse dyshohet se ai ka marrë para për t’i dhënë leje të burgosurve njofton TCH, përcjell Klan Kosova.
Edhe pasardhësi i Çukos, Artur Zuto ishte arrestuar më herët duke u dënuar nga shkalla e parë me një vit e gjysmë bur por më pas u shpall i pafajshëm.