Arrestohet italiani që me diplomë false të Kosovës punonte si kirurg plastik në Rumani

Prishtinë | 06 Shk 2019 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Policia rumune ka ndaluar një shtetas italian i cili është paraqitur si kirurg plastik në klinika përreth Bukureshtit.

Rasti bëhet interesant kur mësohet se i njëjti ka paraqitur një diplomë false me të cilën pretendonte se është doktor i kualifikuar në Kosovë.

Autoritetet shëndetësore rumune e kanë për obligim që t’u lëshojnë leje të veçantë doktorëve, por Matteo Politit i është lëshuar kjo leje në masin e vitit 2018 pasi e kishte prezantuar diplomën false nga Kosova, transmeton Koha.net.

Policia kufitare e ndaloi Matteo Politin në një tren në kufirin Rumani-Hungari të mërkurën në mëngjes pas një urdhër-arresti të lëshuar nga policia. Në komunikatën e policisë thuhet se ai po hetohet për mashtrim, raporton AP.

Politi, 38 vjeç, i cili në Ruamani punoi me emrin Matthew Mode, ka vepruar në disa klinika private. Kolegji i Mjekëve të martën tha se nuk i ka dhënë licencë Politit për të ushtruar profesionin e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme