Arrestohet kosovari në Maqedoni të Veriut, dyshohet se e kishte ndezur zjarrin në Komunën e Tetovës

Prishtinë | 08 Tet 2024 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Dje në ora 20:15 në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë, poolicia maqedonase e ka arrestuar një kosovar me vendbanim të përkohshëm në Shkup.

Ai dyshohet se një ditë më parë e ka ndezur zjarrin në bodrumin e Komunës së Tetovës.

Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës nga neni 288 i Kodit Penal.

Kujtojmë se nga zjarri në Komunën e Tetovës është dëmtuar një pjesë e arkivit dhe materialeve zgjedhore.

Të ngjashme