Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Obiliq, i cili dyshohet se që nga viti 2019 ka shantazhuar një shtetase të Arabisë Saudite.
Sipas raportit të PK-së, i njëjti kishte marrë një shumë parash nga viktima.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Adem Jashari, Obiliq 2019-2021 – NN. Më 30.06.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shantazhuar viktimën femër shtetase e Arabisë Saudite dhe i kishte marr një shumë parash. I njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.