Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Gjakovë që dyshohet se ka detyruar motrat e tij, në moshë të mitur, të kërkojnë lëmoshë.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Ismail Qemajli” në Gjakovë më 27 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa i dyshuari për veprën penale “trafikim me njerëz” u kap dje.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.