Ish-komandanti i Policisë në Gjakovë, tashmë pjesë e Policisë Kufitare është arrestuar sot në Gjakovë.
Kështu kanë bërë të ditur brenda Prokurorisë dhe kanë njoftuar se Gjokaj dyshohet se ka rrahur një punëtor sigurimi te Liqeni i Dukagjinit në Gjakovë.
Burimet tutje kanë njoftuar se Gjokaj ishte bashkë me dy persona të tjerë në momentin e përleshjes.
Ai dyshohet se sulmoi punëtorin e sigurimit, pasi i njëjti nuk i lejoi të qarkullonin në një pjesë ku ndalohej lëvizja.
Gjokaj me urdhër të prokurorit është ndaluar.