Arrestohet lipjanasi për dhunë në familje, i sekuestrohet një AK-47 e 94 fishekë

Prishtinë | 25 Shk 2023 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Sllovi të Lipjanit, pasi i njëjti dyshohet për dhunë në familje e armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë, pjesë e intervenimit në rast ka qenë edhe kontrolli i shtëpisë ku janë sekuestruar një kallashnikov, tre karikatorë dhe 94 fishekë.

“Ndaj personit të dyshuar në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, bëhet e ditur se personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme