Policia e Kosovës në Gjakovë ka arrestuar një femër të dyshuar e cila në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë psikike ndaj motrës së saj.
Viktima është dërguar në kontroll mjekësore te psikiatri, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Viktimës nga prokurori i është lëshuar urdhri për mbrojtje.