Arrestohet në Brazil kreu i bandës italiane, Rocco Morabito

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Policia braziliane ka arrestuar kryesorin e mafias italiane, Rocco Morabito, në qytetin veri-lindor, João Pessoa.

I njohur si “Mbreti i kokainës së Milanos”, kreu i dyshuar i bandës kriminale “Ndrangheta” ka qenë një nga të arratisurit më të kërkuar në Itali që nga viti 1994.

Ministria e Brazilit përmes një deklaratë, kanë njoftuar se ai është arrestuar të hënën, së bashku me dy tjerë të huaj, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa, arrestimi ishte pjesë e një operacioni të përbashkët që përfshinte autoritetet italiane, si dhe administratën amerikane të zbatimit të drogës (DEA) dhe FBI.

Morabito ishte arrestuar më herët në Uruguaj në 2017, por që ishte arratisur nga burgu dy vjet më vonë, ndërsa priste ekstradimin në Itali.

Ai ishte dënuar me 30 vjet në mungesë nga një gjykatë italiane.

‘Ndrangheta’ janë mafia më e fuqishme në Itali dhe besohet se kontrollojnë furnizimin e sasive të mëdha të kokainës që hyjnë në Evropë nga Amerika e Jugut dhe anasjelltas.

Të ngjashme