Policia kufitare në Durrës ka arrestuar një kosovar i cili dyshohet se i siguroi pasaportë false një kosovareje, në mënyrë që ajo të dilte nga vendi ilegalisht.
40-vjeçari është rezident në Zvicër. Ndërsa, 39-vjeçarja e cila është banore e Kosovës, është proceduar në gjendje të lirë.
“Shtetasja Z. B. u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të vendit, në portin e Durrësit, gjatë tentativës për të dalë nga vendi, me një pasaportë të dyshuar të falsifikuar, me të cilën nga veprimet hetimore, rezultoi se e ka pajisur shtetasi i arrestuar U. B. Pasaporta e dyshuar false u sekuestrua si provë materiale”, bën të ditur policia shqiptare.