Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje rreth orës 14:00 në rrugën ‘’12 Qershori’’ në Ferizaj kanë ndaluar personin me inicialet M.I (M/K), 37 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’’Mashtrim dhe shpërdorim i pasurisë së huaj ’’ me dënim burgimi prej tridhjetë e pesë (35) ditëve.
“I njëjti më pas është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.