Policia e Kosovës ka arritur të zë një person të dyshuar për vjedhjen e një automjeti.
Policia Në Pikën e Kalimit Kufitar-Jarinje gjatë kontrollimit kufitar të udhëtarëve, në autobusin e
vijës së rregullt Mitrovicë-Beograd, ka hasur personin V.O., i cili nuk posedonte asnjë dokument identifikimi, përveç një raporti mbi ‘raportimin e dokumenteve të humbura.
“Gjatë realizimit të procedurave policore, ka rezultuar se personi është i dyshuar për
vjedhje të automjetit më 11.01.2024 rreth orës 21:30 në një fshat të Deçanit. Rasti është
raportuar në Stacionin Policor Deçan, gjersa është zbuluar edhe vendndodhja e veturës së
vjedhur (rruga ‘Isa Boletini’ Mitrovicë Jugu).”- thuhet mes tjerash në njoftimin zyrtar.