Arrestohet në Kaçanik i dënuari për dhunë në familje

Prishtinë | 27 Tet 2023 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Me datën 26.10.2023, rreth 11:00 në fshatin Duraj të Kaçanikut, policët e stacionit në Kaçanik kanë ndaluar, e më pas kanë arrestuar personin K.S., mashkull i Kosovës i moshës 26-vjeçar, i kërkuar me urdhëresë të gjykatës.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Dhunë në familje” me dënim burgimi prej 60 ditëve.

Policia tha se pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Të ngjashme