Ekonomia Online
FUNDIT

Arrestohet në Kaçanik personi i kërkuar për narkotikë, dërgohet në vuajtje të dënimit

Arrestohet në Kaçanik personi i kërkuar për narkotikë, dërgohet në vuajtje të dënimit

Një person 30-vjeçar është arrestuar më 10.10.2026 në Kaçanik, në bazë të një urdhërese të gjykatës, për veprën penale që lidhet me narkotikët. Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari me inicialet A. R. është arrestuar rreth orës 07:00 nga zyrtarët policorë të stacionit në Kaçanik. Ai ishte i kërkuar për bashkëkryerje në blerjen, posedimin, shpërndarjen […]

Një person 30-vjeçar është arrestuar më 10.10.2026 në Kaçanik, në bazë të një urdhërese të gjykatës, për veprën penale që lidhet me narkotikët.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari me inicialet A. R. është arrestuar rreth orës 07:00 nga zyrtarët policorë të stacionit në Kaçanik.

Ai ishte i kërkuar për bashkëkryerje në blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Pas arrestimit dhe kompletimit të dokumentacionit përkatës, 30-vjeçari është dërguar për vuajtjen e dënimit me burgim prej nëntë muajsh.

Të ngjashme