Arrestohet në Lipjan i dënuari për dhunim

Prishtinë | 15 Nën 2023 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme, njësite të stacionit policor të Lipjanit, kanë arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të Gjykatës.

Ndaj personit të dyshuar A.M mashkull, 33-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë aktive urdhëresa (pesë vite burgim) për veprën “dhunim”.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të dënimit.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Të ngjashme