Arrestohet në Prishtinë një i dyshuar me dy armë zjarri dhe thikë

Prishtinë | 30 Qer 2025 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në rrugën ”Jakup Ferri” në Prishtinë, pasi gjatë një kontrolli policor në veturën e tij u gjetën dhe konfiskuan dy armë zjarri, dy karikatorë, 9 fishekë dhe një thikë.

I dyshuari është ndaluar nga njësiti policor dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

”Rr. Jakup Ferri , Prishtinë 29.06.2025-23:40.Njësiti policor gjatë një pike kontrolli ka ndaluar një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar . Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri, dy karikatorë, 9 fishekë dhe një arme e ftohtë –thikë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”.

Të ngjashme