Autoritetet e Serbisë gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një qytetar nga Kosova.
Arrestimin e Arsim Pirës e kanë konfirmuar për Telegrafin nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.
Po ashtu kjo ministri është duke provuar përmes zyrës ndërlidhëse në Beograd që të marrë informacione të tjera rreth këtij rasti.
Në MPJ kanë theksuar se Serbia ka dalë nga kontrolli me arrestimet që është duke i bërë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtarë dhe në kundërshtim me praktiken e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në rajon.