Arrestohet në ShBA i rrezikshmi i ’97-ës, vrasje e trafik armësh

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 11:48 | Nga

Një shqiptar i dënuar me 25 vjet burg për vrasje në vitin e trazirave ’97, u arrestua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Niko Goxhi, sot 47 vjeç nga Gjirokastra, u arrestua në SHBA, dhe është ekstraduar në Tiranë.

Narbis (Niko) Koxhaj (Goxhi), është shpallur në kërkim në vitin 1997 dhe u kap në ShBA, falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Uashingtonin.

Kapja dhe ndalimi u bë pasi Gjykata e Beratit me vendim penal të marsit 2003, e ka dënuar me 25 vjet burg për veprat penale “Vrasje me dashje kundër dy apo më shumë personave e kryer në bashkëpunim”, “Trafikimi i armëve dhe municionit”.

Specialistët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit në Policinë e Beratit  ekzekutuan vendimin e Gjykatës ndaj 47-vjeçarit.

Emri i tij ishte në listën e personave më të kërkuar nga policia e Shtetit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme