Policia e Kosovës vazhdimisht në kuadër të veprimeve hetimore arrin që të arrestojë persona të dënuar për vepra të ndryshme penale, e që i ikin drejtësisë.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në Shtime, ku është arrestuar një i cili po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, pasi ishte i dënuar me burgim.
Sinjali raporton se pas arrestimit, 21-vjeçari është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë.