Një person është arrestuar mbrëmë rreth orës 20:00 në Prishtinë, pasi i njëjti ishte në kërkim policor tash e një kohë.
Burimet e Sinjali bëjnë të ditur se 22-vjeçari që po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë pasi ishte dënuar me burgim për veprën penale ‘Kanosje’, u kap te rrethi i autostradës në Veternik.
Pas arrestimit i njëjti u dërgua në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë.