Dje në Rrugën Nacionale në Vushtrri në një pikë kontrolli, Policia e Kosovës ka arrestuar një person për të cilin kishte urdhëresë aktive të lëshuar nga gjykata kompetente.
Mbi bazën e urdhëresës nga gjykata, është arrestuar i dyshuari me inicialet F.R., 32-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.
I dyshuari ishte i kërkuar me urdhëresë për veprën penale “Mashtrim”, me dënim burgim prej 40 ditëve.
“Pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Njoftimi i plotë:
Dje me datën 29.05.2022 në një pikë kontrolli në Rrugën Nacionale në Vushtrri, policia ka ndaluar një person për të cilin kishte urdhëresë aktive të lëshuara nga gjykata kompetente.
Mbi bazën e urdhëresës aktive është arrestuar i dyshuari, F. R., 32 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar me urdhëresë për veprën penale “Mashtrim” me dënim burgim prej dyzet (40) ditëve.
Pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.