Arrestohet në Vushtrri personi që shkroi në murin e një shkolle serbe grafitin “UÇK”

Prishtinë | 02 Maj 2020 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Vushtrri pasi kishte shkruar në murin e një shkolle serbe  grafitin “UÇK”. Lajmi e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes raportin të saj 24 orësh, shkruan Ekonomia Online.

Me urdhër të prokurorit ai është liruar në procedurë të rregullt.

Raporti i Policisë:

PRISHJE E RENDIT DHE QETËSISË PUBLIKE

Vushtrri 30.04.2020 – NN. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili  dyshohet se ka shkruar një grafit “UÇK” në murin e shkollës “21 Nëntori” (e komunitetit serb) dhe në një shtëpi të një mashkull kosovar po ashtu ka shkruar “UÇK”. Gjatë intervistimit i njëjti ka pranuar se grafitin e ka shkruar vetëm në murin e shkollës. Me urdhër të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme