Një person është arrestuar në Mitrovicë me dyshimin për vjedhje të rëndë në tentativë.
Kështu kanë njoftuar nga Policia e Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.
I arrestuari është 21 vjeçari F.H. të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar një maskë dhe mjete të tjera si vegla pune të cilat dyshohet të jenë përdorur nga F.H gjatë kryerjes së veprës penale.
“Njësia patrulluese, gjatë natës së datës 04 mars 2021, në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri, në flagrancë ka hasur në personin e dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” e mbetur në tentativë. Cak i kësaj vjedhje ishte një lokal.
“Reagimi i shpejtë i zyrtarëve policorë ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit F. H., 21 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar, një maskë dhe mjete të tjera si vegla pune, që dyshohen të jenë përdorur nga i dyshuari gjatë kryerjes së veprës penale”, thuhet në komunikatën për media.
Ndërsa pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuara masa e ndalimit policor për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “ Vjedhje e rëndë në tentativë”.