Arrestohet një 22-vjeçar në Ferizaj

Prishtinë | 10 Jan 2023 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Policia e stacionit në Ferizaj dje ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Zenel Hajdini’’ në Ferizaj është një rast i sulmit.

Në lidhje me këtë policët e rendit e më pas edhe policët hetues të stacionit në Ferizaj i kanë marrë veprimet e nevojshme, “kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin N.K ( M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje e kishte sulmuar personin F.A ( F/K) e moshës 18 vjeçare”.

Gjermania e përsërit: Kërkesa për dërgimin e forcave të Serbisë në Kosovë,…
Policia të dyshuarin e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Sulmi’’.

Të ngjashme