Një 23 vjeçar me iniciale E.Z., është arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pasi po kërkohej me 12 urdhëresa nga gjykatat.
Këtë e ka bërë të ditur policia përmes një komunikate për media.
“Mbrëmë nga Njësiti për Reagim të Shpejtë në Prishtinë, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresa të gjykatës. Ndaj personit të dyshuar: E. Z mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kanë qenë aktive 12 urdhëresa nga gjykatat, për veprat grabitje, posedim i narkotikëve, vjedhje, lëndim trupor etj. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, nga zyrtarët e stacionit veriu në Prishtinë dhe zyrtarëve të stacionit të Vushtrrisë, personi i dyshuar është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim,