Arrestohet një 42-vjeçar në Skenderaj nën dyshimet se organizoi lojëra të fatit

Prishtinë | 27 Dhj 2023 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në një lokal në Skenderaj, ku gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar mjete që shërbejnë për lojëra fati. Lidhur me rastin është arrestuar pronari i lokalit, i cili tashmë ndodhet nën ndalim policor.

Sipas njoftimit të Policisë, në lokal janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale si tre televizor për shërbime të basteve, katër monitor, katër shtëpiza, 8 topa letër për printime, tre tastiera , 20 tiketa, një libër i basteve dhe një sasi e parave të gatshme.

Me urdhër të prokurorit, ndaj 42-vjeçarit kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Kujtojmë se Ligji për ndalimin e lojërave të fatit në Kosovë, i cili ndalon funksionimin e bizneseve të lojërave të fatit për 10 vjet, ka hyrë në fuqi në muajin maj të vitit 2019.

Të ngjashme