Një përleshje fizike mes dy personave ka ndodhur brenda një kafiterie në fshatin Blaç të komunës së Dragashit.
Me këtë rast policia e ka arrestuar një person të dyshuar lidhur me këtë rast.
Kjo është konfirmuar edhe nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Dragash, 20.06.2021 ─ 17:30. Raportohet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.
Klankosova.tv mëson se i dyshuari i cili është arrestuar është Vetim Ramadani, kryetar i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Dragash.
I njëjti ka qenë edhe shef i protokollit të Driton Selmanajt, i cili ka mbajtur pozitën e zëvendëskryeministrit në Qeverinë Hoti.