Arrestohet një burrë në Gllogoc, dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur

Prishtinë | 22 Qer 2024 | 08:48 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Gllogoc nën dyshimin për dhunimin e një vajze të mitur.

Viktima është kthyer në familjen e saj, teksa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Hetimet për këtë rast nga policia kanë filluar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që më datë 21.06.2024 rreth orës 18:40 në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur e mitura femër kosovare me të cilën dyshohet se i dyshuari kishte kryer marrëdhënie seksuale. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i lartcekur dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje. Ndërsa viktima është kthyer në familjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Të ngjashme