Një burrë është arrestuar për dhunë në familje në Mitrovicë.
I dyshuari pas një mosmarrëveshje që kishte pasur, i ka sulmuar dy gra.
Pas intervistimit, policia njofton se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“DHUNË NË FAMILJE Mitrovicë 01.02.2024 – 17:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.