Arrestohet një burrë në Prishtinë, dyshohet për djegien e tri veturave

Prishtinë | 13 Qer 2024 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka djegur tri vetura.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Më 12.06.2024, pas hetimeve të zhvilluara, është lokalizuar dhe është arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar për djegien e tri veturave. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.

Të ngjashme