Arrestohet një burrë në Prishtinë, posedonte substanca narkotike

Prishtinë | 14 Sht 2024 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, i cili dyshohet se posedonte substancë narkotike.

Policia pas gjetjes së substancës, e ka konfiskuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 13.9 gram substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit marihuanë. Kurse gjatë kontrollit të banesës së të dyshuarit, janë gjetur edhe 6 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme