Hetuesit e krimeve të rënda të Sektorit të Hetimeve Rajonale në Mitrovicë, në bashkëpunim me njësitet policore të rajonit të Pejës, kanë arrestuar një person i cili dyshohet të ketë kryer një vrasje.
Sipas Policisë, arrestimi i të dyshuarit 47 vjeçar, është bërë në banesën e tij në qytetin e Pejës, mbi dyshime të arsyeshme për vrasjen e viktimës me inicialet S.B., vrasje kjo e ndodhur në vitin 1991 në Skenderaj.
“Hetuesit e krimeve të rënda, në bashkëpunim me prokurorin e rastit, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e kryerjes së veprës penale”, shkruan në komunikatën e Policisë.
“Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë prej 48 orëve”.