Një person është arrestuar në Rahovec, pas nën ndikim të alkoolit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të djalit të tij.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, të dyshuarit i është i është konfiskuar arma të cilën e kishte me leje, tre karikatorë, 41 fishekë te kalibrit 9 mm dhe 16 fishekë të kalibrit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka shtënë me arme zjarri në drejtim të djalit të tij viktimës mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar arma të cilën e kishte me leje, tre karikatorë, 41 fishekë te kalibrit 9 mm dhe 16 fishekë të kalibrit 7.62 mm”, thuhet në raport.
Tutje, policia bën të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.