Arrestohet një burrë pasi përdhunoi një grua në kabinën e aeroplanit

Prishtinë | 10 Shk 2022 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Një burrë nga Anglia është arrestuar pasi një pasagjere pretendoi se ajo ishte përdhunuar në kabinën e klasit të parë në një fluturim transatlantik gjatë natës.

Viktima, gjithashtu britanike, pretendon se ajo u sulmua ndërsa të tjerët flinin në fluturimin nga Neëark, New Jersey, për në aeroportin Heathrow të Londrës.

Ajo u ankua tek ekuipazhi i kabinës së fluturimit të United Airlines duke thënë se një burrë e kishte detyruar të bënte seks me të, sipas The Sun.

Ekuipazhi i kabinës thirri policinë e Londrës për të raportuar incidentin dhe oficerët hipën në aeroplan për të arrestuar një burrë 40-vjeçar pasi ai kishte zbritur në Terminalin 2 të aeroportit të hënën e javës e kaluar.

Gruaja, gjithashtu 40 vjeçe, u dërgua nga policia në një institucion këshillimi për përdhunimin dhe u intervistua nga oficerë të specializuar në rastet e përdhunimeve.

Ndërkohë, oficerët kryen një kontroll në kabinën luksoze, ndërsa burri, i cili u arrestua me dyshimin për përdhunim u arrestua në stacionin e policisë Heathrow.

Atje, oficerët morën skanime të shenjave të gishtërinjve të tij, një fotografi dhe mostra të ADN-së. Më pas ai është liruar me një hetim në vazhdim.

Arrestimi dhe hetimi u konfirmua nga një zëdhënës i policisë Metropolitane, raportoi The Sun.

Të ngjashme