Një burrë është arrestuar dje në Lipjan pasi kishte mashtruar në emër të rregullimit të disa dokumeve një burrë tjetër, duke i marrë 1800 euro.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar/shtetas i Serbisë, i cili kishte mashtruar në emër të rregullimit të disa dokumenteve viktimën mashkull K/Shqiptar, në shumën prej 1800 euro”, thuhet në një njoftim të Policisë, transmeton Koha.net.
I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.