Është arrestuar një person në Vushtrri, pasi i njëjti ka rrahur nënën e tij.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është intervistuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti e ka sulmuar fizikisht nënën e tij. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullte”, thuhet në raportin e policisë.