Një grua në Ferizaj është arrestuar pasi që dyshohet se ka keqtrajtuar fëmijët. Nga policia njoftojnë se kjo ka ndodhur më 5 nëntor, e pa çka njëri nga fëmijët edhe ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendimin e prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave kosovarë. Njeri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, kurse me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.